Masat Paraprake - Sony BDV-N9100W Reference Manual

Hide thumbs Also See for BDV-N9100W:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1

Masat paraprake

Mbi sigurinë
• Nëse brenda në mobilie bie diçka e fortë
ose lëng, sistemi duhet të hiqet nga priza
dhe duhet të kontrollohet nga një
personel i kualifikuar përpara se të vihet
sërish në punë.
• Mos e prekni kordonin e rrymës së
drejtpërdrejtë (rrjetit elektrik) me duar të
lagura. Duke vepruar kështu mund të
shkaktohet goditje elektrike.
Mbi burimet e rrymës
Nëse nuk do ta përdorni sistemin për një
kohë të gjatë, sigurohuni që ta shkëputni
sistemin nga priza e murit. Për të shkëputur
kordonin e rrymës së drejtpërdrejtë (rrjetit
elektrik), kapeni te vetë priza; mos tërhiqni
asnjëherë kordonin.
Mbi vendosjen
• Vendoseni sistemin në një vend me
ajrosje të mjaftueshme për të parandaluar
shtimin e nxehtësisë në sistem.
• Megjithëse sistemi nxehet gjatë punës,
ky nuk është keqfunksionim. Nëse
e përdorni vazhdimisht sistemin me
volum të lartë, temperatura e kasës së tij
në pjesën lart, anash dhe poshtë rritet
ndjeshëm. Për të shmangur djegien, mos
e prekni kasën.
• Mos e vendosni sistemin mbi një
sipërfaqe të butë (qilim, tapet, etj.)
duke qenë se kjo mund të bllokojë vrimat
e ajrimit.
• Mos e instaloni sistemin pranë burimeve
të nxehtësisë siç janë radiatorët,
tubacionet e ajrit, ose në një vend ku bie
drita e drejtpërdrejtë e diellit, ku ka
pluhur të tepërt, dridhje mekanike ose
tronditje.
8
AL
• Mos e instaloni sistemin në një pozicion
të pjerrët. Ai është projektuar që të
përdoret vetëm në pozicion horizontal.
• Mbajeni sistemin dhe disqet larg
komponentëve me magnete të forta,
siç janë furrat me mikrovalë ose
altoparlantët e mëdhenj.
• Mos vendosni objekte të rënda mbi sistem.
• Mos vendosni objekte metalike përpara
panelit të përparmë. Kjo mund të kufizojë
marrjen e valëve të radios.
• Mos e vendosni sistemin në një vend ku
janë në përdorim pajisje mjekësore.
Kjo mund të shkaktojë keqfunksionim
të pajisjes mjekësore.
• Nëse përdorni një stimulator kardiak
ose pajisje tjetër mjekësore, konsultohuni
me mjekun ose prodhuesin e pajisjes
mjekësore përpara se të përdorni
funksionin LAN me valë.
Mbi përdorimin
Nëse sistemi sillet direkt nga një vend
i ftohtë në një vend të ngrohtë, ose
vendoset në një dhomë shumë të lagësht,
lagështira mund të kondensohet mbi lentet
jashtë njësisë kryesore. Nëse ndodh kjo,
sistemi mund të mos punojë siç duhet.
Në këtë rast, hiqni diskun dhe lëreni
sistemin të ndezur për rreth gjysmë ore
derisa të avullojë lagështira.
Mbi rregullimin e volumit
Mos e ngrini volumin ndërkohë që dëgjoni
një pjesë me hyrje në nivele shumë të ulëta
ose pa sinjale audio. Duke vepruar kështu,
altoparlantët mund të dëmtohen kur luhet
papritur një pjesë me nivel maksimal të lartë.
Mbi pastrimin
Pastroni mobilien, panelin dhe kontrollet
me një pëlhurë të butë të njomur paksa me
një solucion larës të butë. Mos përdorni
asnjë lloj pastruesi abraziv, tela fërkimi ose
tretës si alkooli ose benzina.

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Bdv-n9100wlBdv-n8100wBdv-n7100wBdv-n7100wl

Table of Contents