Makita CF101D Instruction Manual page 159

Cordless fan
Hide thumbs Also See for CF101D:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
15. Mos krijoni qark të shkurtër te kutia e baterisë:
(1) Mos i prekni terminalet me asnjë material përçues.
(2) Shmangeni vendosjen e kutisë së baterisë në të njëjtën kuti së bashku me objekte të tjera metalike si gozhdë,
monedha etj.
(3) Mos e ekspozoni kutinë e baterisë ndaj ujit ose shiut.
16. Qarku i shkurtër i një baterie mund të shkaktojë rrjedhje elektrike, mbinxehje, djegie të mundshme, madje edhe
avari.
17. Mos e ruani pajisjen dhe kutinë e baterisë në vende ku temperatura mund të arrijë ose tejkalojë 50°C.
18. Mos e digjni kutinë e baterisë edhe nëse është e dëmtuar keqas ose është plotësisht jashtë përdorimit. Kutia e
baterisë mund të shpërthejë në kontakt me zjarrin.
19. Tregoni kujdes që bateria mos t'ju bjerë nga dora ose të goditet.
20. Bateritë që përmbajnë jone litiumi do t'i nënshtrohen kërkesave të legjislacionit "Për mallrat e rrezikshme". Për
transportin komercial, p.sh. nga palë të treta, si agjenci transporti, duhet të respektohen kritere të veçanta për sa i
përket paketimit dhe emërtimit të tyre. Për përgatitjen e produktit që do të transportohet, këshillimi me një ekspert
për materiet e rrezikshme është i nevojshëm. Gjithashtu, ju lutemi të respektoni, aty ku është e mundur, edhe
rregulloret kombëtare më të detajuara. Shtrëngojini ose mbulojini pjesët e ekspozuara dhe paketojeni baterinë në
atë mënyrë që mos të lëvizë brenda paketimit.
21. Për sa i përket hedhjes së baterisë, zbatoni rregulloret lokale.
22. Përdorini bateritë vetëm me produktet e specifikuar nga Makita. Montimi i baterive në produkte të
papërshtatshme mund të shkaktojë zjarr, mbinxehje, shpërthim ose rrjedhje të elektroliteve.
KUJDES: Përdorni vetëm bateri origjinale Makita.
Përdorimi i baterive që nuk janë origjinale, ose baterive të ndryshuara, mund të rezultojë në shpërthim të baterisë
duke shkaktuar zjarre, lëndim personal dhe dëme. Kjo gjithashtu do ta bënte të pavlefshme garancinë për produktin
dhe karikuesin Makita.
Disa këshilla mbi mirëmbajtjen për një jetëgjatësi maksimale të baterisë:
1. Karikojeni kutinë e baterisë para se ajo të shkarkohet plotësisht. Gjithmonë ndalojeni pajisjen nga puna dhe
karikojeni kutinë e baterisë kur vini re se fuqia e saj është dobësuar.
2. Asnjëherë mos e rikarikoni një kuti baterie që është plotësisht e karikuar. Mbikarikimi e shkurton jetëgjatësinë e
baterisë.
3. Karikojeni kutinë e baterisë në temperaturë dhome në 10°C–40°C. Lejoni që kutia e një baterie të nxehtë të ftohet
para se ta karikoni atë.
4. Karikojeni kutinë e baterisë nëse nuk e përdorni për një kohë të gjatë (për më shumë se gjashtë muaj).
PËR TË SIGURUAR QË BATERIA TË KETË NJË PERFORMANCË MAKSIMALE, REKOMANDOHET QË PARA SE
TË PËRDORET PËR HERË TË PARË KUTIA E BATERISË DUHET TË KARIKOHET.
RUAJINI KËTO UDHËZIME
SPECIFIKIMET
Ky ventilator është i pajisur me kontroll me tri shpejtësi, lëvizje të kokës së ventilatorit dhe funksione me
kohëmatës me fikje automatike. Furnizimi me energji elektrike mund të realizohet me kutinë e baterisë Makita
ose përshtatësin AC (aksesor opsional).
Modeli:
[Tensioni nominal]
Kutia e baterisë
Përshtatësi AC
Hyrja
(aksesor opsional)
Dalja
Dimensionet (G x G x L)
Pesha neto (pa kutinë e baterisë)
KUJDES
Përdorni vetëm kutitë e baterisë të listuara më lart. Përdorimi i kutive të tjera të baterisë mund të shkaktojë lëndime
dhe/ose zjarr.
CF101D
[10,8 V / 10,8 V - 12 V maks.]
BL1015, BL1016, BL1020B,
BL1021B, BL1040B, BL1041B
100–240 V, 50/60 Hz, 0,6 A maksimumi
185 x 260 x 284 mm
DCF102
[14,4 V]
BL1415, BL1415N, BL1430, BL1430B,
BL1440, BL1450, BL1460B
[18 V]
BL1815, BL1815N, BL1820, BL1820B,
BL1830, BL1830B, BL1840, BL1840B,
BL1850, BL1850B, BL1860B
12 V 1,5 A
185 x 272 x 284 mm
1,3 kg
159

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dcf102

Table of Contents