LG GBB62SWGFN Owner's Manual page 790

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Hedhja
•Kur ta hidhni pajisjen, hiqeni gominën e derës duke i lënë raftet
dhe koshat në vend dhe mbajini fëmijët larg nga pajisja.
•Hidhini të gjitha materialet e paketimit (si qeset plastike dhe
stiropolin) larg nga fëmijët. Materialet e paketimit mund të
shkaktojnë mbytje.
Siguria teknike
•Mbajini pa pengesa hapësirat e ventilimit, në trupin e pajisjes ose
në strukturën e integruar.
•Ndalohet përdorimi i pajisjeve elektrike brenda frigoriferit.
•Lëngu ftohës dhe gazi i izolimit i përdorur në pajisje kërkojnë
procedura të veçanta për t'u hedhur. Konsultohuni me agjentin e
shërbimit ose një person të ngjashëm të kualifikuar para se t'i
hidhni.
•Gazi ftohës që del nga tubat mund të marrë flakë ose të shkaktojë
shpërthim.
•Sasia e lëngut ftohës në pajisjen tuaj të caktuar është treguar në
etiketën e identifikimit brenda pajisjes.
•Asnjëherë mos e ndizni pajisjen kur ka shenja të dukshme
dëmtimi. Nëse nuk jeni të sigurt, konsultohuni me shitësin.
•Kjo pajisje është synuar për t'u përdorur në aplikime familjare dhe
të ngjashme. Nuk duhet të përdoret për qëllime tregtare ose
kateringu apo në ndonjë përdorim të lëvizshëm si për shembull në
karavan ose varkë.
•Mos ruani substanca shpërthyese si kanaçe aerosoli me gaz të
djegshëm në këtë pajisje.
Fëmijët e moshës nga 3 deri në 8 vjeç lejohet të mbushin dhe të
zbrazin pajisjet ftohëse.
Rreziku i Zjarrit dhe Materialeve të Djegshme
Ky simbol ju paralajmëron për materialet e djegshme që
mund të marrin flakë dhe të shkaktojnë zjarr nëse nuk
tregoni kujdes.
• Kjo pajisje përmban një sasi të vogël ftohësi prej isobutani (R600a),
por është gjithashtu i djegshëm. Kur transportoni dhe instaloni
pajisjen, duhet të bëhet kujdes për t'u siguruar që asnjë pjesë e
qarkut të lëngut ftohës të mos dëmtohet.
8
SQ

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents