Makita DCM501 Instruction Manual page 62

Cordless coffee maker
Hide thumbs Also See for DCM501:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
SPECIFIKIMET
DCM501
BL1815N, BL1820,
BL1820B, BL1830,
DC 18 V
BL1830B, BL1840,
BL1840B, BL1850,
Tensioni nominal
BL1850B, BL1860B
dhe kutitë
përkatëse të
BL1430, BL1430B,
baterisë
DC 14,4 V
BL1440, BL1450,
BL1460B
10,8 V -
BL1040B, BL1041B
12 V maks.
Kapaciteti i
240 ml
depozitës së ujit
Funksioni i
Asnjë
mbajtjes ngrohtë
Lloji i përdorur
i kapsulës së
60 mm
kafes
Përmasat
243 x 145 x 218 mm
(L x W x H)
(pa kuti baterie)
1,5 kg
Pesha
(pa kuti baterie)
• Në këtë pajisje mund të vendosen kutitë e baterisë si
më poshtë, megjithatë sasia totale e filtrimit do të jetë
më e vogël se filxhani.
BL1415N, BL1020B, BL1021B: afërsisht 140 ml
BL1015, BL1016: afërsisht. 100 ml
• Për shkak të programit tonë të vazhdueshëm të
kërkim-zhvillimit, specifikimet që jepen këtu mund të
ndryshojnë pa dhënë njoftim.
• Specifikimet dhe kutia e baterisë mund të ndryshojnë
sipas shtetit.
VINI RE
Përdorni vetëm kutitë e baterisë të renditura më lartë.
Përdorimi i kutive të tjera të baterisë mund të shkaktojë
lëndim dhe/ ose zjarr.
IDENTIFIKIMI I PJESËVE (Fig. A)
1. Depozita e ujit
2. Kapaku i depozitës së ujit
3. Doreza
4. Kapaku i folesë së baterisë
5. Foleja e baterisë (për kuti baterie 10,8 V - 12 V maks.)
6. Foleja e baterisë (për kuti baterie 18 V dhe 14,4 V)
7. Filtri
8. Mbajtësi i filtrit
9. Mbajtësi i kapsulës së kafes
10. Gryka rrjedhëse
11. Mbajtësja e filxhanit
12. Llamba e energjisë
13. Çelësi i ndezjes
14. Kapaku i filxhanit të kafes
15. Filxhani i kafes
PËRGATITJA
KUJDES
• Fikeni gjithmonë pajisjen përpara se të instaloni ose
hiqni kutinë e baterisë.
• Mbajeni pjesën e sipërme të pajisjes dhe kutinë e
baterisë kur vendosni ose hiqni kutinë e baterisë.
Moskryerja e këtij veprimi mund të bëjë që t’ju
rrëshqasin nga duart dhe shkaktojë dëmtim të pajisjes
dhe të kutisë së baterisë, si dhe lëndim personal.
• Gjithmonë vendoseni plotësisht kutinë e baterisë derisa
treguesi i kuq të mos duket. Në të kundërt, ajo mund
të bjerë aksidentalisht nga mbajtësi i baterisë duke ju
lënduar juve ose personin pranë jush.
• Mos e vendosni me forcë kutinë e baterisë. Nëse kutia
nuk hyn lehtë, nuk po e futni siç duhet.
• Vendoseni gjithmonë baterinë në folenë e duhur për
kutinë e baterisë që do të përdoret.
Nëse e përdorni pajisjen për herë të parë ose pas një
kohëruajtje të gjatë, kryeni hapat e mëposhtëm:
1. Hiqni të gjitha materialet e paketimit nga pajisja.
2. Pastroni pjesën e jashtme të pajisjes dhe lani të
gjitha pjesët e heqshme. (shihni pjesën “Pastrimi i
përditshëm” për pjesët e heqshme)
3. Për të pastruar çdo mbetje në pajisje, derdhni 240 ml
ujë të freskët në depozitën e ujit dhe filtroni pa kafe
ose kapsulë kafeje derisa të zbrazet depozita e ujit.
Përsërisni të njëjtin veprim të paktën dy herë. (shihni
pjesën “Filtrimi” për mënyrën e si të bëni filtrimin)
Vendosja ose heqja e kutisë së baterisë (Fig. B)
Për të vendosur kutinë e baterisë (17), rrëshqitni kapakun
e folesë së baterisë (16) për të hapur folenë e baterisë që
do të përdorni ((6) për kutinë e baterisë 18 V ose 14,4 V,
(5) për kutinë e baterisë 10,8 V - 12 V maks.). Bashkoni
gjuhëzën në kutinë e baterisë me kanalin e folesë dhe
rrëshqiteni për ta futur. Futeni deri në fund, derisa të
kërcasë dhe të bllokohet në vend. Nëse shikoni treguesin
e kuq (18) në anën e sipërme të butonit (19), ajo nuk
është e bllokuar plotësisht.
Për të hequr kutinë e baterisë, rrëshqiteni atë nga pajisja
ndërsa rrëshqisni butonin në pjesën e përparme të kutisë
së baterisë.
Sistemi i mbrojtjes së baterisë
Pajisja ka një sistem për mbrojtjen e baterisë. Ky sistem
ndërpret automatikisht energjinë në pajisje për të zgjatur
jetëgjatësinë e baterisë.
Pajisja do të ndalojë automatikisht gjatë punës nëse ajo
dhe/ose bateria janë vendosur sipas një prej kushteve të
mëposhtme:
• Mbinxehur:
Nëse pajisja nuk ndizet, bateria është mbinxehur. Në
këtë situatë, lëreni baterinë të ftohet përpara se ta
shtypni përsëri çelësin e ndezjes.
• Tension i ulët i baterisë:
Nëse kapaciteti i mbetur i baterisë është shumë i
ulët, pajisja nuk do të punojë. Llamba e energjisë
pulson në këtë rast. Hiqni dhe ngarkoni përsëri
baterinë.
SHËNIM
• Mbrojtja kundër mbinxehjes funksionon vetëm me një
kuti baterie me shenjë ylli (Fig. J).
Page 62

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents