Makita DFJ210 Instruction Manual page 26

Cordless fan jacket/cordless fan vest
Hide thumbs Also See for DFJ210:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Mbajtësi i baterisë (me baterinë) mund të veprojë si
furnizim i jashtëm me energji për pajisjet me USB.
Hapni kapakun dhe lidhni një kabllo USB (nuk
përfshihet) me portën e furnizimit me energji të
mbajtësit të baterisë. Më pas lidhni fundin tjetër të
kabllos te pajisja dhe ndizni çelësin pranë portës USB.
Mbajtësi i baterisë (me baterinë) furnizon D.C. 5 V,
2,1 A.
► Fig.24: 1. Kapaku 2. Çelësi
(Vetëm për DFJ210 / DFJ211 / DFJ310 / DFJ311 /
DFJ410 / DFJ411)
Kablloja USB mund të vendoset brenda xhaketës për
lehtësi përdorimi duke përdorur vrimën në xhep dhe
mbajtësin e kabllos.
► Fig.25: 1. Kablloja USB
SHËNIM: Mbajtësi i baterisë mund të furnizojë energji
në disa pajisje me USB.
SHËNIM: Kur nuk e përdorni ose pas karikimit, hiqeni
kabllon USB dhe mbyllni kapakun.
SHËNIM: Energjia e baterisë konsumohet ndërsa
çelësi është i ndezur. Gjithmonë fikeni çelësin kur nuk
është në përdorim.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që xhaketa të
jetë fikur dhe të jetë hequr nga bateria përpara se
të kryeni inspektime apo mirëmbajtje.
KUJDES:
Nëse xhaketa nuk fiket ose gjendet
ndonjë defekt në një kuti baterie të karikuar
plotësisht, pastroni fundet e kontaktit të mbajtësit
të baterisë dhe kutisë së baterisë. Nëse xhaketa
vazhdon të mos punojë mirë, ndaloni përdorimin
e xhaketës dhe kontaktoni me qendrën tonë të
autorizuar të shërbimit.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
Pastrimi i njësisë së ventilatorit
Përdorni një leckë të pastër për të hequr
papastërtitë, pluhurin, yndyrën, grason etj.
Mos e çmontoni njësinë e ventilatorit kur e
pastroni.
Pastrimi i xhaketës
Për të gjitha modelet
Shkëputni njësinë(të) e ventilatorit dhe mbajtësin
e baterisë nga xhaketa përpara se ta lani.
Ndiqni udhëzimet në etiketë.
Produktet e pambukut mund të tkurren kur lahen.
Mos e lani xhaketën me rroba të tjera. Duke
vepruar kështu mund të shkaktohet humbje e
ngjyrave ose transferim i ngjyrave.
Përdorni rrjetën e rrobave kur përdorni lavatriçe.
Mos përdorni zbutës.
Përdorni vetëm detergjent neutral.
Pas larjes, nxirreni menjëherë xhaketën nga
lavatriçja.
Sigurohuni që të mbyllni zinxhirin përpara larjes.
Vetëm për DFJ214
Performanca e pjesëve të reflektorit të dritës mund
të dobësohen nga larja.
Lajeni me lavatriçe me një cikël delikat (Numri i
herëve të larjeve është deri në 5 herë.)
Numri i herëve të larjeve nuk është faktori i vetëm
që vendos jetëgjatësinë e xhaketës.
Jetëgjatësia e xhaketës ndryshon sipas mënyrës
së përdorimit, mënyrës së përkujdesjes dhe
gjendjes së ruajtjes.
Nëse pjesët e reflektorit të dritës ose veshjet janë
përkeqësuar, zëvendësojeni me një xhaketë të re.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
Këta aksesorë ose shtojca
rekomandohen për përdorim me veglën Makita të
përcaktuar në këtë manual. Përdorimi i aksesorëve
apo shtojcave të tjera ndryshe nga këto mund
të përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose shtojcat
përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje
me aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
Mbajtësi i baterisë
Seti i filtrave
Bateri dhe ngarkues origjinal Makita
SHËNIM: Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund të
ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
26 ALBANIAN

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents