Makita DFJ210 Instruction Manual page 25

Cordless fan jacket/cordless fan vest
Hide thumbs Also See for DFJ210:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRSHKRIMI I PUNËS
VINI RE:
Xhaketa me ventilator është efikase kur
lagështira dhe temperatura e ajrit që hyn janë më
të ulëta se ato të sipërfaqes së trupit. Xhaketa
me ventilator mund të mos jetë efikase nëse
temperatura e ajrit dhe/ose lagështira janë më të
larta se ato brenda xhaketës.
Butoni i energjisë
Për të ndezur xhaketën, shtypni dhe mbani shtypur
butonin e energjisë në mbajtësin e baterisë (aksesor
opsional). Xhaketa fillon me shpejtësi të lartë ajri. Sa
herë që prekni butonin e energjisë, shpejtësia e ajrit
ndryshon nga e lart në mesatare, nga mesatare në të
ulët, nga e ulët në të lartë. Treguesi i shpejtësisë së ajrit
tregon shpejtësinë aktuale të ajrit.
► Fig.16: 1. Treguesi i shpejtësisë së ajrit 2. Butoni i
energjisë
Për ta fikur, shtypni dhe mbani shtypur sërish butonin e
energjisë.
Treguesi i kapacitetit të mbetur të
baterive
Vetëm për kuti baterie me llambë
► Fig.17: 1. Llambat treguese 2. Butoni i kontrollit
Shtypni butonin e kontrollit në kutinë e baterisë për
të treguar kapacitetin e mbetur të baterisë. Llambat
treguese ndizen për pak sekonda.
Llambat treguese
Ndezur
Fikur
(Vetëm për baterisë 14,4 V dhe 18 V)
(Vetëm për baterisë 14,4 V dhe 18 V)
SHËNIM: Në varësi të kushteve të përdorimit dhe
të temperaturës së ambientit, treguesi mund të
ndryshojë paksa nga kapaciteti aktual.
Kapaciteti i
mbetur
Duke pulsuar
75% deri
100%
50% deri 75%
25% deri 50%
0% deri 25%
Ngarkojeni
baterinë.
Llambushka
mund të ketë
keqfunksionuar.
Sistemi i mbrojtjes së baterisë
Pajisja është e pajisur me një sistem për mbrojtjen e
baterisë. Ky sistem ndërpret automatikisht energjinë në
motor për të zgjatur jetëgjatësinë e baterisë.
Nëse kapaciteti i mbetur i baterisë është shumë i ulët,
pajisja nuk do të punojë. Kur e ndizni pajisjen, motori do
të ndizet sërish, por fiket shpejt. Në këtë situatë, hiqni
dhe karikoni kutinë e baterisë.
Butoni turbo
Duke shtypur butonin turbo në mbajtësin e baterisë,
xhaketa punon në regjimin turbo për ftohje të shpejtë.
Regjimi turbo zgjat për një minutë dhe më pas
shpejtësia e ajrit kthehet në normale.
► Fig.18: 1. Butoni turbo
Qarkullimi i ajrit
Vetëm për DFJ210 / DFJ211 / DFJ310 / DFJ311 /
DFJ410 / DFJ411
Për të ruajtur një qarkullim të qëndrueshëm të ajrit,
mbyllni butonin në jakën e xhaketës. Fiksojeni butonin
në fjongo për qarkullim më të mirë të ajrit në shpinë.
► Fig.19: 1. Fjongoja
Qarkullimi i ajrit brenda xhaketës tregohet më poshtë.
► Fig.20
Për xhaketë me kapuç, visheni kapuçin mbi helmetë.
Ajri nga ventilatori kalon përmes helmetës dhe e ftoh
kokën.
► Fig.21
Xhepi i baterisë
Ofrohet një xhep për ruajtjen e mbajtësit të baterisë (me
baterinë) brenda xhaketës. Lidhni kabllon e energjisë
me mbajtësin e baterisë dhe më pas vendoseni në xhep
dhe shtrëngoni butonat e mbylljes.
► Fig.22
Xhepi me rrjetë
Vetëm për DFJ210 / DFJ211 / DFJ310 / DFJ311 /
DFJ410 / DFJ411
Xhepat me rrjetë ofrohen në pjesën e pasme të
xhaketës për ruajtjen e paketave të akullit.
► Fig.23: 1. Xhepi me rrjetë
Lidhja e pajisjeve USB
KUJDES:
Lidhni vetëm pajisje që janë
të pajtueshme me portën USB të furnizimit
me energji. Duke mos vepruar kështu mund të
shkaktohet keqfunksionim i mbajtësit të baterisë.
VINI RE:
Përpara lidhjes së një pajisjeje USB
me mbajtësin e baterisë (me baterinë), gjithmonë
rezervojini të dhënat në pajisjen USB. Duke mos
vepruar kështu mund të shkaktohet humbje e të
dhënave tuaja.
25 ALBANIAN

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents