Makita DGA402 Instruction Manual page 27

Cordless angle grinder
Hide thumbs Also See for DGA402:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Për ta ndezur veglën, rrëshqitni çelësin e rrëshqitëses
drejt
pozicionit
"I
vazhdueshme, shtypni pjesën e përparme të çelësit të
rrëshqitëses për ta bllokuar.
Për ta ndaluar veglën, shtypni pjesën e pasme të çelësit
të rrëshqitjes dhe rrëshqiteni drejt pozicionit "O (FIKUR)".
MONTIMI
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë e fikur dhe
kutia e baterisë të jetë hequr përpara se të kryeni
ndonjë punë në vegël.
Instalimi i mbajtëses (dorezës) anësore
Fig.6
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që mbajtësja anësore është
instaluar siç duhet përpara përdorimit.
Vidhoseni mirë mbajtësen anësore në pozicionin e
veglës siç tregohet në figurë.
Instalimi ose heqja e mbrojtëses së diskut
(për disk të shtypur në qendër, multidisk /
disk smerilues prerës, disk diamanti)
Për vegla me mbrojtëse disku të llojit me vidë
bllokuese
Fig.7
PARALAJMËRIM:
Kur përdorni disk lëmimi të shtypur në qendër/multidisk,
disk për gur fleksibël, disk me furçë teli, disk prerës
ose disk diamanti, mbrojtësja e diskut duhet të
përshtatet në vegël në mënyrë të atillë që ana e
mbyllur e mbrojtëses të tregojë gjithnjë nga përdoruesi.
Kur përdorni disk smeril prerës / diamanti, sigurohuni
të përdorni vetëm mbrojtësen e posaçme të diskut të
projektuar për përdorim me disqe prerëse. (Në disa
shtete evropiane kur përdoret disku i diamantit mund
të përdoret dhe mbrojtëse e zakonshme.
Montojeni mbrojtësen e diskut me të dalën e rripit të
mbrojtëses të rreshtuar në një vijë me dhëmbëzën e
kutisë mbajtëse. Në vijim rrotullojeni mbrojtësen e diskut
në kënd të atillë që të mund ta mbrojë përdoruesin sipas
punës që kryhet. Sigurohuni ta shtrëngoni mirë vidën.
Për ta hequr mbrojtësen e diskut, ndiqni procedurën e
anasjellë të instalimit.
Instalimi ose heqja e diskut të
lëmimit/multidiskut me qendër të shtypur
Fig.8
PARALAJMËRIM:
Përdorni gjithmonë mbrojtësen e ofruar kur në
vegël keni vënë diskun lëmues/multidiskun me
qendër të shtypur. Disku mund të thyhet gjatë
përdorimit dhe mbrojtësja ndihmon në uljen e
mundësive për lëndime personale.
(NDEZUR)".
Për
punë
Montoni flanxhën e brendshme në bosht. Futni diskun
në flanxhën e brendshme dhe vidhosni dadon bllokuese
te boshti.
Për ta shtrënguar dadon bllokuese, shtypni bllokimin e
boshtit aq fort sa boshti të mos rrotullohet më, pastaj
përdorni çelësin e dados së bllokimit dhe shtrëngojeni
mirë në drejtim orar.
Fig.9
Për ta hequr diskun, ndiqni procedurën e anasjellë të
instalimit.
PARALAJMËRIM:
Aktivizoni bllokimin e boshtit vetëm kur boshti nuk është
në rrotullim.
PËRDORIMI
PARALAJMËRIM:
Nuk duhet të jetë kurrë e nevojshme të sforconi
veglën. Pesha e veglës jep presionin e duhur.
Sforcimi dhe presioni i tepërt mund të shkaktojnë
thyerje të rrezikshme të diskut.
Zëvendësojeni GJITHMONË diskun nëse vegla
bie gjatë lëmimit.
Mos e përplasni apo godisni KURRË diskun e
lëmimit në punë.
Shmangni dridhjen dhe lëkundjen e diskut, sidomos
kur punoni në kënde, anë të mprehta etj. Kjo mund të
shkaktojë humbje të kontrollit dhe kundërveprim.
Mos e përdorni KURRË veglën me tehe për prerje të
drurit apo tehe të tjera sharrash. Tehet e tilla kur
përdoren me lëmues kërcejnë shpesh dhe shkaktojnë
humbje të kontrollit që mund të sjellë lëndimin tuaj.
KUJDES:
Thellësinë e një prerjeje të vetme bëjeni deri në 5
mm. Rregulloni presionin mbi vegël në mënyrë të
tillë që vegla të mos ngadalësojë gjatë punës.
Pas pune fikeni gjithnjë veglën dhe prisni derisa
disku të ndalojë tërësisht përpara se ta vendosni
veglën diku.
Nëse vegla përdoret në mënyrë të vazhdueshme
derisa bateria të shkarkohet, mos e përdorni veglën
për 15 minuta derisa të vazhdoni me një bateri të re.
Lëmimi dhe smerilimi
Fig.10
Mbajeni veglën GJITHMONË mirë me njërën dorë në
trup dhe me tjetrën në dorezën anësore. Ndizeni veglën
dhe ngjishni diskun drejt materialit të punës.
Përgjithësisht, mbani anën e diskut në kënd rreth 15
gradë ndaj sipërfaqes së materialit të punës.
Gjatë periudhës së ushtrimit të parë të diskut të ri, mos
punoni me lëmuesin në drejtimin B përndryshe do ta
prisni materialin e punës. Pasi të jetë rrumbullakosur
disi ana e diskut nga përdorimi, disku mund të përdoret
dhe në drejtimin A dhe në drejtimin B.
27

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dga452Dga450

Table of Contents