Mirëmbajtja - Makita LS0815F Instruction Manual

Slide compound miter saw
Hide thumbs Also See for LS0815F:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PARALAJMËRIM:
Mos provoni ta kryeni këtë lloj prerjeje duke
përdorur një lloj më të gjerë disku ose një disk
për prerje me kanale. Përpjekja për kryer një
prerje me kanale duke përdorur një disk më të
gjerë ose një disk për prerje me kanale mund të
japë rezultate të papritura prerjeje dhe të çojë në
zmbrapsje, gjë e cila mund të shkaktojë lëndim të
rëndë personal.
Sigurohuni që ta ktheni krahun ndalues në
pozicionin fillestar gjatë kryerjes së prerjeve të
ndryshme nga prerja me kanale. Përpjekja për
të bërë prerje me krahun ndalues në pozicion të
pasaktë mund të japë rezultate të papritura dhe të
çojë në zmbrapsje, gjë e cila mund të shkaktojë
lëndim të rëndë personal.
KUJDES:
Sigurohuni që ta ktheni krahun ndalues në
pozicionin fillestar gjatë kryerjes së prerjeve të
ndryshme nga prerja me kanale.
Transportimi i veglës
Fig.39
Sigurohuni që vegla të jetë hequr nga priza. Sigurojeni
diskun në kënd të pjerrët 0 gradë dhe bazën e rrotullimit
në pozicion plotësisht në këndin e prerjes me kënd në
të djathtë. Siguroni boshtet e rrëshqitjes në mënyrë që
boshti i poshtëm i rrëshqitjes të jetë i bllokuar në
pozicionin e shasisë së tërhequr plotësisht nga
përdoruesi dhe boshtet e sipërme të rrëshqitjes të jenë
bllokuar në pozicionin e shasisë plotësisht të shtyrë
drejt rigës udhëzuese (drejtojuni seksionit të titulluar
"Rregullimi i bllokimit me rrëshqitje".) Uleni dorezën
plotësisht dhe bllokojeni në pozicionin e ulur duke futur
kunjin bllokues.
Mbështilleni kordonin elektrik duke përdorur mbajtëset e
kordonit.
PARALAJMËRIM:
Kunji bllokues shërben vetëm për qëllime
mbajtjeje dhe transportimi dhe nuk duhet të
përdoret asnjëherë për prerje. Përdorimi i kunjit
bllokues për prerje mund të shkaktojë lëvizje të
papritura të diskut të sharrës dhe të rezultojë në
zmbrapsje dhe lëndim të rëndë personal.
Transportojeni veglën duke mbajtur të dyja anët e bazës së
veglës, siç tregohet në figurë. Nëse hiqni mbajtëset, qesen
e pluhurave etj., mund ta transportoni veglën më lehtë.
KUJDES:
Sigurojini gjithmonë të gjitha pjesët lëvizëse para se
të transportoni veglën. Nëse pjesë të veglës lëvizin
ose rrëshqasin gjatë transportimit, mund të ndodhë
humbja e kontrollit, duke shkaktuar lëndim personal.
MIRËMBAJTJA
PARALAJMËRIM:
Gjithmonë sigurohuni që vegla të jetë e fikur dhe e
hequr nga priza përpara se të provoni të kryeni
inspektim ose mirëmbajtje. Nëse vegla nuk fiket
dhe nuk hiqet nga priza, ndezja aksidentale e
veglës mund të shkaktojë lëndim të rëndë personal.
Për performancë më të mirë dhe më të sigurt,
sigurohuni gjithmonë që disku të jetë i
mprehtë dhe i pastër. Përpjekja për të prerë me
disk jo të mprehtë dhe/ose të papastër mund të
shkaktojë zmbrapsje dhe të rezultojë në lëndim të
rëndë personal.
NJOFTIM:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Rregullimi i këndit të prerjes
Vegla është rregulluar dhe pjesët janë bashkërenditur
me kujdes në fabrikë, por përdorimi i pakujdesshëm
mund të dëmtojë bashkërenditjen e pjesëve.
pjesët e veglës nuk janë bashkërenditur siç duhet,
veproni si më poshtë:
1.
Këndi i prerjes me kënd
Fig.40
Shtyjeni shasinë drejt rigës udhëzuese dhe
shtrëngoni vidën bllokuese për të siguruar shasinë.
Lironi kapjen që siguron bazën e rrotullimit.
Rrotullojeni bazën e rrotullimit në mënyrë të tillë që
treguesi të tregojë 0 gradë te shkalla e prerjes me
kënd. Më pas, rrotullojeni pak bazën e rrotullimit
në drejtim orar dhe kundërorar për të puthitur
bazën e rrotullimit në kanalin e këndit 0 gradë.
(Lëreni siç është nëse treguesi nuk tregon 0
gradë.) Lironi bulonat hekzagonalë që sigurojnë
rigën udhëzuese duke përdorur çelësin ballor.
Fig.41
Uleni
dorezën
pozicionin e ulur duke futur kunjin bllokues.
Formoni këndin e drejtë midis diskut dhe pjesës së
përparme të rigës udhëzuese duke përdorur një
vizore trekëndore, gone metalike etj. Më pas,
shtrëngoni
udhëzuese në mënyrë të sigurt duke filluar nga
ana e djathtë.
Fig.42
Sigurohuni që treguesi të tregojë 0 gradë në
shkallën e prerjes me kënd. Nëse treguesi nuk
tregon 0 gradë, lironi vidën që siguron treguesin
dhe rregullojeni treguesin në mënyrë që të tregojë
0 gradë.
48
plotësisht
dhe
bulonat
hekzagonalë
Nëse
bllokojeni
rigën

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ls0815fl

Table of Contents